Përmbajtja e Artikullit Kryesor

Abstrakt

Shkolla Normale e Elbasanit është ndër ato institucione arsimore (gjithsesi jo të shumta), themelimi i së cilës u shoqërua njëherazi edhe me lindjen e mitit për të. Ndodhte ky asosacion fatlum, sepse ajo u konsiderua që në lindje si përmbushje e një dëshire që kishte dhjetëra vite që përvijohej e, për më tepër, e një shprese që rrokte jo thjesht hapësira të edukimit e arsimimit, por shumë më gjerë: të patriotizmit që duhej mëkuar, të intelektualizmit që duhej kultivuar, të shkencës që duhej themeluar e dijes që duhej përhapur në mjedise shumë më të gjera se në një institucion, një qytet a një trevë. Dhe kjo dëshirë, ky entuziazëm motivues veçse u materializua nëpërmjet breza pedagogësh e studentësh të atij institucioni; e për pasojë, veçse i përforcoi e zgjeroi përmasat e mitit për të.

Fjalëkyçet

Shkolla Normale

Detajet e Artikullit

Si të Citoni
Plangarica, T. (2019). Përtej mitit për Normalen: Vlera që i shërbejnë së tashmes. Home, 2(4), 4-9. Retrieved from http://revistaalbanon.al/index.php/revistaalbanon/article/view/151

Referencat

  1. Cituar nga «Mythe», Le Petit Robert, 1, Dictionnaire Le Robert, 1990, faqe, 1251.
  2. Për shurdhimin a mpakjen e zërit të komunitetit diskursiv në Normalen e viteve 30- 40 të shekullit të kaluar, shih më gjerë T. Plangarica «Vlera të rishfaqura», Onufri, 2019, faqe 100-116.
  3. Shih më gjerë për këtë argument, shkrimin «Elbasani e mbajti Normalen pse e deshi (duke njohur një traditë...)» në «Vlera të rishfaqura», faqe 19-37.
  4. Shih më gjerë për secilin tregues të këtij institucioni, argumentimet dhe të dhënat e sjella në «Vlera të shfaqura», faqe 38-99.

Artikujt më të lexuar nga i njëjti/të njëjtët autor/ë.