Përmbajtja e Artikullit Kryesor

Abstrakt

Themelimi i shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë e njohim me emrin Normalja e Elbasanit, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar. Hapja e Shkollës Normale me të drejtë është cilësuar si një prej vendimeve më të rëndësishme të Kongresit të Elbasanit, i cili, bashkë me Kongresin e parë dhe të dytë të Manastirit, ishin dëshmi, para vetes dhe para botës, se kombi shqiptar po përgatitej për një periudhë të re historike në jetën e tij, për pavarësimin politik dhe shtetëror. Për hirë të së vërtetës theksojmë se Kongresi Kombëtar i Elbasanit është vështruar nga studiuesit e sotëm në të gjithë paradigmën e tij, pa kufizime të çfarëdolloji, me liri shkencore dhe akademike, duke bërë të mundur rivlerësimin e tij në historinë e Shqipërisë, duke i njohur atij merita të papërsëritshme, si një nyjë kyçe midis Kongresit të Alfabetit dhe Kuvendit Historik të Shpalljes së Pavarësisë. Madje, si rrjedhojë e këtij kontributi janë ndriçuar figura e personalitete të këtij kongresi, që koha i pati lënë në hije, për të mos thënë në errësirë, për shkak të disiplinës së rreptë ideologjike.

Fjalëkyçet

Shkolla Normale Liman Varoshi

Detajet e Artikullit

Si të Citoni
Varoshi, L., & Kadzadej, M. (2019). Aktualiteti i Normales, një vlerë universale. Home, 2(4), 10-15. Retrieved from http://revistaalbanon.al/index.php/revistaalbanon/article/view/153

Referencat

    Fondi arkivor i Muzeut të shkollës Normale.

    Përmbledhje me studime “Normalja në Traditë”, Reklama, 1995.

    Edwin E.Jacques,”Shqiptarët”, vëll I, Kartë e Pendë,1996.

    Përmbledhje me Studime, “Normalja në fokus të bashkëkohësisë”, Silver,1999.

    Akademia e Shkencave të Shqipërisë, “Historia e Popullit Shqiptar”, vëll II, Toena, 2002.

    Hysni Myzyri,”Shkolla Normale e Elbasanit”,Tiranë, Albpaper, 2004.

    Përmbledhje me studime,”Mendimi shqiptar dhe Shkolla Shqipe”, Plejad, Tiranë, 2009.

    Tomorr Plangarica, “Vlera të rishfaqura”, Onufri, Tiranë, 2019.