Përmbajtja e Artikullit Kryesor

Abstrakt

Një shekull e një dekadë, duket një kohë e gjatë, por që sot sjell pikërisht në vëmendjen tonë, kushtet dhe rrethanat historike, kur në Elbasan u bënë bashkë patriotë e intelektualë1 dhe arritën që vendimet e Kongresit të Elbasanit të mos mbeteshin thjesht të shkruara në letër, por të përmbushnin një mision të shenjtë, hapjen e së parës Shkollë Normale. Ata patriotë e intelektualë elbasanas, duke qenë të ndërgjegjshëm për pengesat e vështirësitë tepër të mëdha, morën përsipër që Normalja të hapej në Elbasan. Kërkesat për mësues të gjuhës shqipe vijonin të ishin të mëdha në vitet 1908 – 1909. Që në qershor të vitit 1909 Simon Shuteriqi, nën pseudonimin “Ura e Shkumbinit”, shkruante se: “… mësimore duam të çelim, po mjerisht mësonjës të zotët të marrin përsipër këtë punë të lartë, mësonjës që të munt të mësojnë me systemë gjuhën tonë, dhe ta dijnë këtë mbë një shkallë të mjaftë, përgjithësisht të thomi na mungojnë”2. Ishte Kongresi i Elbasanit në të cilin u vendos që një javë pas mbylljes së punimeve të tij, më 14 shtator 1909 të hapej në Elbasan Shkolla Normale ose siç u quajt në dokument “Mësonjëtorja e mësonjësve”.


Sa e vështirë do të ishte hapja në kushtet e atëhershme e një shkolle Normale dhe të çfarë natyre do të ishin pengesat që do të shfaqeshin në hapjen e saj?

Fjalëkyçet

Shkolla Normale Arsimi Shqiptar Arkivat Majlinda Peza-Perriu

Detajet e Artikullit

Si të Citoni
Peza-Perriu, M. (2019). Historiku i hapjes së Normales përmes burimeve arkivore. Home, 2(4), 16-23. Retrieved from http://revistaalbanon.al/index.php/revistaalbanon/article/view/155

Referencat

    1. E vetmja grua pjesëmarrëse në Kongresin e Elbasanit, por pa të drejtën për të marrë pjesë në diskutimet e Kongresit ka qenë Sevasti Qiriazi, ndërsa e motra e saj Parashqevi Qiriazi ka qenë e vetmja grua që ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit.
    2. “Tomorri”, nr. 10, Elbasan, 10 qershor 1909, autori Simon Shuteriqi me pseudonimin "Ura e Shkumbinit".
    3. AQSH, F. Luigj Gurakuqi, Dos. 55, letër e datës 24 tetor 1909.
    4.Po aty.
    5.Charles Telford Erickson, Shqiptarët Enigma e Ballkanit, vëll. II, përgatit Mal Berisha, Edualba 2012, f.116.
    6. AQSH, F. “Lef Nosi”, Dos. 50, fl. 1.
    7.“Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar”, vëll. I, Tiranë: 2003, 88-89.
    8. AQSH, F. 3. Dos. 29, fl. 148.
    9. Gazeta “Bashkimi i Kombit”, nr.6, Manastir, 15 vjeshtë e II, 1909, f. 2.
    10. AQSH, F. 102, Dos. 50, fl. 1.
    11.Gazeta “Lirija”, 19 shëndre 1909.
    12.Gazeta “Zgjim i Shqipërisë”, nr.53, Janinë, 30 vjeshtë III, 1909.
    13.Gazeta “Tomorri” nr. 2, Elbasan, 20 mars 1910, f. 2: “Lirija”, nr. 84, Selanik, 17 prill 1910, f. 2.
    14.HHSTA/PA. Raport i konsullit austro-hungarez të Durrësit, Nr. 19. dt. 27 maj 1910.
    15.Po aty.
    16. HHSTA/PA. Raport i konsullit austo-hungarez të Durrësit, nr.19, dt.27 maj 1910.
    17.Gazeta “Dielli”, nr.52, Boston, 25 mars 1910, f. 2. Pseudonimi ishte “Shkam i Letanit”.
    18. A. Haxhiu, “Hasan Prishtina”, Tiranë: 1964, 17.
    19. Murat Gecaj, Normalja e Elbasanit, Universiteti i parë shqiptar vatër e zjarrtë atdhetare për arsimin tonë kombëtar, Tiranë: 2009, 30.
    20.Gazeta “Dielli”, nr. 60, Boston, 20 mars 1910, f. 4. 21 AQSH, F. 3, Dos. 53, fl. 1.
    21. AQSH, F. 3, Dos. 53, fl. 1-2.
    22. HHSTA/PA, raport i nënkonsullit austro-hungarez të Durrësit nr. 19, 27 maj 1910.