Përmbajtja e Artikullit Kryesor

Abstrakt

Hapja 110 vjet më parë e shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë edhe në histori, por edhe sot e njohim me emrin Normalja e Elbasanit, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar. Shkolla Normale për disa dekada u shndërrua në një institucion, ku mësuesit përgatiteshin si mësimdhënës të brumosur me idealet e atdhetarisë e shqiptarizmës, me dijet dhe frymën që vinte nga Rilindja Kombëtare, me njohjen dhe zbatimin e shumë prej teorive bashkëkohore evropiane në fushën e pedagogjisë, psikologjisë e shkencave të zbatuara.


Normalja si institucion vendosi themelet në disa drejtime të dijes e mendimit shkencor shqiptar. Si institucion u shndërrua në qendër të kultivimit e zhvillimit pedagogjik shqiptar. U hartuan dhe u zbatuan plane, programe e tekste mësimore të përshtatura me kërkesat e kohës. Gjithashtu, ajo u shndërrua në një qendër të eksperimentimit e përvijimit të shkencave të zbatuara. Nëpërmjet botimeve të ndryshme u publikuan dijet, kërkimet dhe arritjet në fusha të ndryshme, të cilat u bënë një shtysë e parë për studiuesit e rinj në shumë fusha të shkencës shqiptare. Janë këto vlera që na bëjnë të pohojmë me krenari se Normalja me veprimtarinë e saj pedagogjike dhe shkencore për nivelet e arritura, fiton statusin e merituar të Universitetit të parë të përgatitjes së mësuesve në Shqipëri.

Fjalëkyçet

Shkolla Normale Peçi Naqellari

Detajet e Artikullit

Si të Citoni
Naqellari, P. (2019). Normalja e Elbasanit dhe mjedisi universitar: (Kumtesë për 110-vjetorin e shkollës Normale). Home, 2(4), 24-29. Retrieved from http://revistaalbanon.al/index.php/revistaalbanon/article/view/156

Referencat

    1. Materiale të Arkivit të Muzeut pranë Shkollës Normale të Elbasanit.
    2. Materiale nga Historiku i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.
    3. Naqellari, P. (1999): Harmonizimi i dhënies së njohurive në shkencat e natyrës. Buletini shkencor UNIEL 199/2, numër special kushtuar 90 vjetorit të Normales.
    4. Plangarica, T. (1999): “Normalja-Tradita, miti dhe e ardhmja” në “Normalja në fokus të bashkëkohësisë”.
    5. Programa e mësimeve të Shkollës Normale.
    6. Revista “Normalisti” (1929, 1931, 1932, 1933, 1936, 1937).
    7. Varoshi, L., Çeçi, N. (1999): Ndërprerja dhe tjetërsimi i traditës së Shkollës Normale. Buletini shkencor UNIEL 199/2.
    8. Xhuvani, A. (1926): Didaktikë e edukatë.