Përmbajtja e Artikullit Kryesor

Abstrakt

Libri “Vlera të rishfaqura” i prof.dr. Tomor Plangaricës, botuar nga shtëpia botuese “Onufri” në fund të vitit 2019 dhe që mban si nëntitull “përmbledhje me studime, në 110-vjetorin e Shkollës Normale të Elbasanit” është ndoshta ngjarja më e rëndësishme shkencore dhe kulturore për qytetin e Elbasanit me rastin e përvjetorit të ngjarjes së përmendur në nëntitull. Ai përmbledh në 355 faqe 27 studime rreth 2 institucioneve të rëndësishme arsimore të qytetit të Elbasanit me rëndësi mbarëkombëtare: Normalja, pra, dhe Ushtrimorja; rreth disa ngjarjeve historike lidhur me këto institucione, si Kongresi i Elbasanit, Komisia Letrare e Shkodrës; rreth disa organeve shkencore, publicistike, letrare, si “Normalisti, në radhë të parë, gazeta “Tomorri”, “Shkumini”, “Kopshti letrar” dhe pastaj rreth shumë veprave dhe autorëve, të cilët njihen pak në nivel kombëtar, por edhe në qytetin të cilët ata i përkasin. Libri në fjalë përmbledh studime për 17 figura të rëndësishme të qytetit, që kanë kontribute të përveçme në historinë e shqiptarëve, por ndërkohë përmend dhe jep informacione për 60 emra të tjerë1 më pak të njohur të qytetit, që i përkasin kryesisht periudhës  nga hapja e Normales (1909) dhe deri në periudhën e instalimit të Pushtetit Popullor. 

Fjalëkyçet

Shkolla Normale Vlera të rishfaqura Tomorr Plangarica Teuta Toska

Detajet e Artikullit

Si të Citoni
Toska, T. (2019). “Vlera të rishfaqura” si një rizbulim i qytetit. Home, 2(4), 46-49. Retrieved from http://revistaalbanon.al/index.php/revistaalbanon/article/view/159

Referencat

    1. “Vlera të rishfaqura”, botim i cituar, nga faqja 41 deri 43 mund të gjenden emrat e figurave të qytetit (edhe figura që nuk janë nga Elbasani, por që lidhen me të në një farë mënyre), dhe kontributet përkatëse.
    2. Artikulli “Jo vetëm dramaturgu, por edhe poeti” (mbi krijimtarinë poetike të Ethem Haxhiademit), f.157-195 (në këtë botim), botuar në fillim në “Univers i vlerave të munguara”, Sejko, 2002, por që mban në fund të artikullit shënimin “gusht 1991”.
    3. Artikulli “Shuarja e zërit të një komuniteti diskursiv si dramë sociale”, f.100-116 (në këtë botim) dhe botuar edhe te Peizazhe të Fjalës, ISSN 2475-1375, në 15 nëntor 2019, me titullin “Shurdhimi i një komuniteti diskursiv” https://peizazhe.com/2019/11/15/ shurdhimi-i-nje-komuniteti-diskursiv/, me nëntitull “Kujtesa historike si mundësi e shërimit të plagëve sociale”.
    4. Po flas për konferencën shkencore “Punëtorë të shquar të albanologjisë”, mbajtur në 13 mars 2019, organizuar nga Universiteti i Elbasanit, departamenti i gjuhësisë, dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, për nder të figurave të njohura, por edhe jo aq të njohura të qytetit, që kanë punuar në lëmë të albanologjisë. Aktet e kësaj konference janë botuar në dhjetor 2019, “Shpresa print”, ISBN 978-9928-4559-9-4
    5. “Vlera të rishfaqura”, botim i cituar, f.XVII.