Përmbajtja e Artikullit Kryesor

Abstrakt

Publiçistika shqiptare e ka nisun punën e saj shum herët, por jo në trojet tona kombëtare. Ajo u shfaq në trajtë gazetash e revistash që botoheshin nga shqiptarë në vise të hueja e prej andej me shum vështirsi përhapeshin midis shqiptarëve vendorë. Si e tillë tipike mund të përmendet revista “Albania” e Faik Konicës, nji nga korifejt‘ e Rilindjes sonë Kombtare. Si ajo ashtu edhe të tjerat nuk mund të kuptoheshin mirë nga masa e shqiptarve të pashkollue, sepse ata nuk e njihnin alfabetin e përdorun prej saj. Për këte arsye kjo revistë dhe e gjithë publiçistika e kohës nuk kishin ndikimin e duhun mbi lexuesit e saj. Publiçistika e mirfilltë shqiptare lindi mbas hymjes në fuqi të Kushtetutës Xhonturke të vitit 1908, që e njohu të ligjshëm përdorimin e gjuhës shqipe, si edhe mbas Kongresit të Manastirit po të vitit 1908, që krijoi alfabetin e gjuhës sonë. Fill mbas këtyne dy datave lindën Klubet Shqiptare që u morën me organizimin e veprimtarive patriotike e përparimtare. Qenë pikërisht këto klube e veprimtarët e tyne që nxorrën gazetat e para shqipe. Si të tillë mund të përmendim gazetën “Lirija”. Ate e nxorri patrioti, intelektuali dhe shkrimtari Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Gazeta e pa dritën e botimit më 14 korrik 1908. Qe e përjavshme politike, shoqnore, kulturore e historike me vlera mjaft të mëdha për kohën. Nxorri 108 numra dhe u mbyll më 1910. Kjo gazetë sikurse edhe të tjerat që u shfaqen pas saj, shum shpejt tërhoqën vemendjen e të gjithë shqiptarve tue përfshi këtu edhe qytetin tonë. Korespondent i saj u ba Lef Nosi, nji nga figurat ma të shqueme të Pavarsis, që e përhapte ate masivisht n’Elbasan e ma gjanë. 


*Shkrimi është ruajtur në formën e parapëlqyer shkrimore të autorit.

Fjalëkyçet

Shkolla Normale Revista Normalisti Rudolf Deliana

Detajet e Artikullit

Si të Citoni
Deliana, R. (2020). “Normalisti” që vijoi nji traditë dhe krijoi nji traditë. Home, 2(4), 70-74. Retrieved from http://revistaalbanon.al/index.php/revistaalbanon/article/view/161

Referencat

    -