Përmbajtja e Artikullit Kryesor

Abstrakt

Përkujtimi i 110-vjetorit të Normales së Elbasanit, ne normalistëve (ish-nxënës dhe mësues të saj), na zgjon mbresa e kujtime për atë periudhë të lavdishme të ekzistencës së saj. Normalja e Elbasanit ishte e para shkollë e mesme profesionale në gjuhën shqipe, e themeluar më 1 dhjetor 1909 me mision sa të rëndësishëm, aq edhe të vështirë, përgatitjen e mësuesve të rinj për shkollat në mbarë hapësirën shqiptare. Të punoje mësues në shkollën Normale ishte jo vetëm nderim, por edhe një përgjegjësi e madhe, me kërkesa të larta e një punë me përkushtim. Kuadri i shkollës Normale ishte më i përzgjedhuri në shkallë vendi. Nuk ishte rastësi që figura të shquara të kombit u bënë drejtuesit dhe lavdija e kësaj shkolle. Mund të përmend drejtorin dhe kuadrin e parë mësimor të Normales, por edhe të tjerë për vitet në vazhdimësi: Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Ahmet Gashi, Simon Shuteriqi, Petër Dodbiba, Dhimitër Shuteriqi, Mahir Domi, Vasil Kamami, Abedin Çaushi, Abdyl Kajanaku, Sulë Harri, Shyqyri Demiri, Besim Qorri, Bukurosh Sejdini, Vasil Toli, Vasil Llapushi, Petraq Pepo, Salih Ceka, Shyqyri Latifi, Vilson Todri, Gani Bedhija, Alemsha Bedhija, Fiqirete Shkodra, Sabaudin Bobrati, Shpresa Dedej, Neritan Ceka etj., që i dhanë vlerat dhe shkëlqimin Normales, qytetit tonë Elbasan i vunë më në pah bukurinë e pashoq dhe i shtuan gjallërinë (ndjesë që nuk mund të rendis këtu të gjithë gjeneratat që punuan pranë saj). Prandaj ngrihet kuptimplotë e krenar në qendër të qytetit “Obelisku i Arsimit”.


 

Fjalëkyçet

Shkolla Normale Obelisku i arsimit Grigor Kallajxhiu

Detajet e Artikullit

Si të Citoni
Kallajxhiu, G. (2021). Mbresa e kujtime në nder të 110-vjetorit të Normales së Elbasanit. Home, 2(4), 75-81. Retrieved from http://revistaalbanon.al/index.php/revistaalbanon/article/view/162

Referencat

    -