Përmbajtja e Artikullit Kryesor

Abstrakt

Në vitin e largët 1951, për herë të parë, në paradën që bëhej në ato kohë kanë parakaluar vajzat me patina dhe me kilota në bulevardin e qytetit, nën drejtimin e punës sime. Në këtë paradë, lidhej sporti i bukur i patinazhit, por i rrallë për atë kohë në këtë qytet me thyerjen e tabuve dhe kundërvënien ndaj fanatizmit të qytetit. Krahas orëve si mësuese e edukimit fizik, kam zhvilluar dhe metodikat e mësimdhënies meqënëse këtu përgatiteshin mësuesit e ardhshëm. Edhe pse me ngarkesë të plotë mësimore, kam mbuluar të gjitha aktivitetet në rang qyteti e vendi duke marrë pjesë dhe në Spartakiadën I Kombëtare, ku Elbasani (shkolla pedagogjike), bashkë me Korçën e Pogradecin udhëhiqnin hapjen e saj me një kompleks madhështor ushtrimesh. Ajo që e veçon këtë hapje të spartakiadës në vitin 1959, është një figurë e krijuar me 150 nxënës nga këto tri qytete (Elbasan, Korçë, Pogradec). Këtë punë e bëja pa menduar lodhjen, lëvizjen, sakrificën si një grua dhe nënë që do të duhej të bëja disa detyra njëherësh.

Fjalëkyçet

Shefikat Kovaçi Shkolla Normale

Detajet e Artikullit

Si të Citoni
Kovaçi, S. (2020). Kujtime nga Normalja (në kuadrin e 110-vjetorit të Normales). Home, 2(4), 82-84. Retrieved from http://revistaalbanon.al/index.php/revistaalbanon/article/view/165

Referencat

    -