Përmbajtja e Artikullit Kryesor

Abstrakt

Si një punim i hershëm, Radhoi i Algjebrës sillet nga një nxënës, simbol i një pune kërkimore e studimi të saktë shkencor të njohurive në lëndën e matematikës, përvijuar në një rrugë metodike dhe gjuhësore të lakmueshme, përtej fushës së matematikës. Shumë formulime gjuhësore konceptesh e emërtime termash të përdorura dhe që përkojnë me lëndën e aritmetikës dhe algjebrës janë të sjella ndryshe. Krahasuar këto me gjetjet sot në librat e matematikës shkollore, mund të jetë me interes qëmtimi për studiuesin, që sheh vlerat gjuhësore të fjalëve të përdorura për gjuhën matematikore e pse jo edhe shqipe, të gati 90 viteve më parë. Radhoi shihet si një material studimi për leksikun e pasur, mënyrat e bashkimit në ligjërim të fjalëve dhe marrëdhëniet e vendosura aq bukur e ëmbël midis tyre (sintaksën), prejardhjen e fjalive të përdorura për formulimet e koncepteve në matematikë (etimologjinë) dhe, jo vetëm, kuptimin e këtyre fjalive të përdorura në këto trajtime (semantikën).Vlen të vihet në pah trajtimi i detajuar shkencor dhe rruga metodike ku kalon radhoi, shoqëruar me shpjegime e shembuj praktik, jo vetëm që të ndihmojë të nxënit aktiv e të qëndrueshëm, por njëherazi edhe të lexuarit e të shprehurit të nxënësve normalistë-përgatitur për mësues të ardhshëm.

Fjalëkyçet

Radhoi Algjebër shkencor metodik gjuhësor normalist

Detajet e Artikullit

Si të Citoni
Valera, D., & Kapllani, M. (2020). “Radhoi i Algjebrës” Klasa e IItë, Shkolla Normale Elbasan. Home, 2(4). Retrieved from http://revistaalbanon.al/index.php/revistaalbanon/article/view/166

Referencat

    1.Sipas kumtit gojor të Arian Biçokut, familjar i Kamer Osmanit.
    2. Kamer Osmani: Një kujtim për shkollën e Kishës Shënkoll, dorëshkrim i autorit K. Osmani, ofruar nga familja.
    3. Kamer Osmani: Në kujtim të Ahmet Gashit, ish-mësuesit tim (dorëshkrim), ofruar nga familja
    4. Kamer Osmani: Ditar, (dorëshkrim) ofruar nga familja.
    5. Shënim: Autori ka lënë shumë dorëshkrime kronologjike, foto të punës e jetës; të cilat do të jenë objekt studimi.
    6. Arian Biçoku: Mbi disa tipare të historisë së shkollës Normale deri në vitin 1936 (temë studimore), Elbasan, f.3.
    7. Tomorr Plangarica (2019): Vlera të rishfaqura…vep. cit. f.50.
    8. Genc Trandafili (1999): Shkolla Normale “Luigj Gurakuqi” …, vep e cit. f.35.
    9. Po aty f.36.
    10. AQSH-F-288-1935-21-028
    11. Hysni Myzyri, Shkolla…vep. e cit, f. 233. 12 AQSH-F-288-1935-21-023/023.
    12. Zhuljeta Kadilli (2014): Programs prepared by the “Normale” School…vep. e cit: 22-24.
    13. Tomorr Plangarica (2002): Universi i vlerave të munguara…vep. e cit f.30.
    14. Roland Gjini, Kontributet e Normales në hartimin dhe zbatimin e kurrikulave shkollore,
    15. Elbasani, nr.561, f.7.
    16. Hysni Myzyri, Shkolla ….vep e cit, f 296.
    17. Genc Trandafili (1999): Shkolla Normale “Luigj Gurakuqi” …, vep e cit. f.32.
    18. 13 Po aty f.34. 18
    19. Kamer Osmani (1929): Radhoi i Algjebrës, Klasa e IItë , Shkolla Normale Elbasan (dorëshkrim):1.
    20. Kamer Osmani (1929): Radhoi i Algjebrës, Klasa e IItë, Shkolla Normale Elbasan (dorëshkrim):4.
    21. Po aty, f.5.
    22. Hysni Myzyri (2004), Shkolla…vep cit, f.125.
    23. Kamer Osmani (1929): Radhoi i Algjebrës, Klasa e IItë , Shkolla Normale Elbasan (dorëshkrim):12.
    24. “algebra” Oxford English Dictionary. Oxford University Press.
    25. Po aty, f.21
    26. https://www.easycalculation.com/maths-dictionary/ruffini_rule.html

Artikujt më të lexuar nga i njëjti/të njëjtët autor/ë.