Në praktikën e botimit të revistave shkencore akademike ka dy modele kryesore të së drejtës së autorit:

1.Ajo i mbetet autorit

2.I delegohet revistës

“Albanon” aplikon modelin e pare. Sipas këtij modeli, autori ka të drejtën mbi krijimin e tij të botuar në revistë.

Por autorët që botojnë tek “Albanon” duhet t’i japin revistës të drejtën e botimit për herë të parë  të artikullit në këtë revistë, si dhe të deklarojnë se nuk e kanë paraqitur dhe nuk do ta paraqesin për botim artikullin në asnjë revistë tjetër shkencore apo akademike.

Pasi artikulli botohet për herë të parë tek “Albanon”, është më tej e drejtë e autorit që ta ribotojë, ripërdorë apo ta rishpërndajë krijimin e tij brenda ciklit të botimeve të tij si libra, monografi, etj.

Si e drejta e autorit ashtu edhe e drejta e botimit për herë të parë e revistës, formalizohen përmes dokumentave përkatëse të nënshkruara nga palët.

Krahas marrëveshjes për të drejtën e autorit, palët dakortësohen edhe për dokumentat apo aspektet e mëposhtme:

  1. Deklarata e botimit për herë të parë

Autori deklaron se punimi apo artikulli i tij nuk është botuar më parë në ndonjë revistë apo botim tjetër dhe as është dërguar për botim diku tjetër.

  1. E drejta e autorit e palëve të treta

Autori deklaron se është përgjegjësia e tij që të sigurojë lejen e të drejtës së autorit për materialet e palëve te treta të përdorura në dorëshkrim

  1. Deklarata e plagjiarizmit

Autori deklaron se punimi i tij është origjinal dhe është shkruar prej atij vetë. Çdo lloj përgjegjësie lidhur me plagjiarizimin është e autorit dhe jo e revistës.