Për pranimin e artikujve, revista “Albanon” ndjek modelin e revistave shqiptare dhe të atyre ndërkombëtare. Autori duhet të dërgojë artikullin në adresën e e-mailit: info@elbasaniad.org.  Artikulli duhet të shoqërohet me të dhënat e autorit: Emri Mbiemri, CV-ja, Titulli apo grada shkencore (nëse ka), adresa e e-mailit, adresa fizike si dhe numri apo numrat e telefonit ku dëshiron të kontaktohet.

Pas marrjes së artikullit nga ana e redaksisë së “Albanon”, një anëtar i bordit editorial që ka kompetencë bën një vlerësim paraprak. Më pas redaktori vlerëson relevancën e artikullit në raport me linjën editoriale të revistës. Redaksia komunikon me autorin maksimumi brenda një muaji dhe i paraqet atij mendimin e ekipit redaksional.

Pasi autori reflekton dhe bën ndryshimet, korrigjimet apo plotësimet e kërkuara dhe pasi redaksia verifikon plotësimin e parametrave editoriale artikulli pranohet për botim.

Pas pranimit, autori dërgon në redaksi dokumentin e nënshkruar ku ai i jep revistës të drejtën dhe ekskluzivitetin e botimit

Abstrakti: Artikulli duhet të shoqërohet nga një abstrakt (maksimumi 1000 karaktere, pëërfshi edhe hapësirat (space)

Fjalët kyçe: Pas abstraktit duhet të vendosen minimalisht pesë fjalëkyçe.

Kapitujt, seksionet dhe paragrafët: Autori mund ta organizojë dhe ta ndajë artikullin në kapituj, seksione dhe paragrafë.

Formati: Formati i shkrimeve duhet të jetë .doc, .docx ose .rtf

Stili i gërmave: normal, italics dhe bold. Përdorimi i gërmave kapitale, i nënvizimit si dhe i gërmave, shenjave dhe simboleve speciale duhet të diskutohen në bordin editorial.

Teksti i artikullit:  12-point Times New Roman, line spacing 1.15, justified text.

Titulli i artikullit: 16-point Times New Roman, justified text.

Emri i autorit: 14-point Times New Roman, bold, radhimi: center, nën titull

Nëntitujt: 12-points Times New Roman,  bold, radhimi: left. Double line spacing nga sipër, 1 line spacing nga poshtë.

Footnotes: 10-points Times New Roman,  radhimi: left . Single line spacing nga sipër, numërim progresiv Arabic.

Thonjëzat e citimeve: « » për titujt e revistave dhe të librave. “ ” për citimet e frazave apo të të dhënave

Ndërprerjet e citimeve: përdorni […]  

Shkurtimet:

Ibid. (i njejti punin + të njejtat faqe ).

Ivi, pp. 00-00 (i njejti punin + faqe të ndryshme).

nt./ntt. (footnote/footnotes); n./nn. (numer/ at); p.sh. (për shembull).

Pikësimet: Nuk duhet hapësirë para shenjave të pikësimit:

. (pikë) , (presje) : (dy pika) ; (pikëpresje) ! (pikë çuditëse) ?

(pikëpyëtje) ” (thonjëza).

 

RREGULLA BIBLIOGRAFIKE

Referencat bibliografike duhet të jenë gjithmonë në fund të shkrimit

Të gjitha referencat bibliografike duhet të kenë referencat korresponduese në tekst, përndryshe duhet të fshihen nga biliografia

Këtu duhet të shënohen të gjitha burimet, si: libra, artikuj, tekste, dokumente arkivore, faqe interneti etj.

Për librat:

Mbiemri, Emri i autorit (viti i botimit): Titulli dhe nëntitulli i librit. Shtëpia botuese. Vendi. Botimi 1,2 nëse ka.

Shembull:

Foucault, Michel (2010): Disiplinë dhe ndëshkim. Lindja e burgut. Odeon, Tiranë.

Për artikuj të revistave/botimeve shkencore:

Mbiemri, Emri i autorit (viti i botimit): Titulli i artikullit. Botuar në: Titulli i veprës. Shtëpia Botuese. Nr. i faqeve të artikullit

Shembull:

Cuka, Fatjon (2010): Kuadri juridik i shtypit. Botuar në: Studime albanologjike 3, Gazetari dhe shkenca komunikimi: Mediat shqiptare në tranzicion. Tiranë. Fq. 118-125.

Për artikujt e revistave/gazetave:

Mbiemri, Emri i autorit: Titulli (dhe nëntitulli i artikullit, nëse ka). Botuar në: Emri i gazetës/revistës. Nr. Viti i botimit, Nr. i faqes 2

Shembull:

Amik Kasaruho: Miqësinë nuk e ndan dot as trilli i perëndive. Botuar në: Revistën AKT. Nr. 6. 2011, Fq. 59-60.

Burimet nga Interneti:

Mbiemri, Emri i autorit: /organizatës. Titulli dhe nëntitulli. Koha e marrjes. Adresa URL

Shembull:

Artan Fuga: Qyteti i hapur. Gazeta Standard. Ora 16.35. 11.04.2011

http://www.standard.al/index.php/debat1/465-artan-fuga, Aksesuar në orën 16.35.